Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVATrio Kosova performon në "Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të"

Trio Kosova performon në “Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të”

Trio Kosova performon në mbrëmjen e dytë të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale Kosova Kamer Fest. Me tingujt e veprës për trio harqesh nga kompozitori Ludvig Van Beethoven në G-Dur filloi edhe mbrëmja e dytë e festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të”. Në ketë mbrëmje performoj Trio Harkore Kosova që përbëhet nga Sihana Badivuku në violinë, Blerim Grubi në violë, dhe Aristidh Prosi në violonçello. I njëjti koncert u interpretua edhe për publikun në Shkup mbrëmjen e së martës dhe u prit shumë mirë. Koncerti mban emrin “Derek Han” për të përkujtuar veprën e tij, dhe kontributin e tij për bashkëpunim me Trion Harkore Kosova e cila u themelua nga viti 2003. Qëllimi kryesor i Trios Harkore Kosova është promovimi i kompozitorëve tanë dhe të Ballkanit në festivalet Evropiane e botërore.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619223

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments