Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka njoftuar se marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Ministria deklaron se Organizatat Buxhetore duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit. Përndryshe, Ministria e Financave duhet të veprojë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. “Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga Organizatat Buxhetore që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Financave. E gjithë kjo, sipas ministrisë, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën, dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike. “MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përfundon njoftimi.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619372
Ministria e Financave e gatshme të procedojë sot pagat
RELATED ARTICLES