Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTF1 – Japonia stacioni i radhës

F1 – Japonia stacioni i radhës

Japonia do të presë garën e 18-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1. Çmimi i Madh i Japonisë, do të zhvillohet me 52 xhiro në pistën ndërkombëtare ”Suzuka” në qytetin Mia, e gjatë 5,8 kilometra. Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 08:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 09 tetor në orën 07:00. Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 11 gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, Sergio Perez nga Red Bull dy, ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë: Klasifikimi i pilotëve 1. Max Verstappen (Holandë): 341 pikë 2. Charles Leclerc (Monako): 237 3. Sergio Perez (Meksikë): 235 4. George Russell (Britani e Madhe): 203 4. Carlos Sainz (Spanjë): 202 Klasifikimi i ekipeve 1. Red Bull: 576 2. Ferrari: 439 3. Mercedes: 373 4. Alpine: 129 5. McLaren: 125https://ata.gov.al/2022/10/07/f1-japonia-stacioni-i-radhes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments