Viti i ri akademik do t’i gjejë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me godina të reja studentore. Rezidencat e reja studentore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku do të akomodohen 2 200 studentë janë tashmë gati. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i ndërtuar me standardet më të mira. I konceptuar si kompleksit rezidencial në këtë kampus do të sistemohen studentët dhe njësitë e kërkimit shkencor. Godinat do të shërbejnë jo vetëm si konvikte, por dhe si mjedise për kërkimin shkencor dhe për startup-e, duke krijuar një lidhje mes studentëve dhe biznesit.https://ata.gov.al/2022/10/07/rama-rezidencat-studentore-te-ubt-se-gati-per-2-200-studente/