Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizon nesër performancën “Origjina është e ardhmja”. “Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore. Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle. Kjo do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë. Kongresi Rinor Kombëtar fton qytetarët që nesër më 7 tetor, në orën 19:30 të shijojnë performancën e mrekullueshme të të rinjve në sheshin “Skënderbej”.https://ata.gov.al/2022/10/06/origjina-eshte-e-ardhmja-mbi-100-te-rinj-performojne-neser-ne-sheshin-skenderbej/
“Origjina është e ardhmja”
RELATED ARTICLES