Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTGërmimet arkeologjike sjellin dëshmi për tempullin 2500-vjeçar të Shtyllasit

Gërmimet arkeologjike sjellin dëshmi për tempullin 2500-vjeçar të Shtyllasit

Është drejt përfundimit ekspedita 2-mujore e gërmimit arkeologjik dhe konservimit, e cila po zhvillohet në tempullin antik të Shtyllasit, Monument Kulture Kategoria e I-rë. Tempulli antik i Shtyllasit ndodhet pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë. Punime që kryhen aty, vijnë falë bashkëpunimit të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës me Universitetin e Berlinit, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Gërmimi arkeologjik dhe zbulimet e kryera, sjellin dëshmi autentike të një tempulli antik, rreth 2500 vjeçar, i cili ruan plotësisht bazamentin e tij, ku hamendësimet e para janë për përmasa rreth 1000 m² dhe funksioni i tij ishte për shërbesat religjoze të zonës, si një prej tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon. Misioni arkeologjik, do të vijojë edhe në vitin 2023, me qëllimin, zbulimin e plotë të strukturës arkitektonike së tempullit dhe sigurisht më pas, kthimin e tij në një prej objekteve më të vizitueshme të zonës, ku së fundmi ky tempull i është shtuar dhe itinerarit kulturor/natyror të krijuar nga DRTK Vlorë, Spinarica Route.http://ata.gov.al/2022/10/06/germimet-arkeologjike-sjellin-deshmi-per-tempullin-2500-vjecar-te-shtyllasit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ