Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka realizuar një tjetër koncert të suksesshëm që siç thotë ai, mund të quhet edhe një ëndërr e bërë realitet. Ramë Lahaj ka kënduar në Elbphilarmonie të Hamburgut, këngën shkodrane “Bishtalecat palë-palë”, e cila është mirëpritur nga publiku. “Kënga shqipe u mirëprit e u duartrokit fuqishëm në Elbphilharmonie, një nga sallat koncertale më prestigjioze në botë. Të gjitha i kemi, veç dinjitetit me u mobilizu një herë e mirë, për me ja tregu botës anën tonë të mrekullueshme”, shkruan Ramë Lahaj në rrjetet sociale, ndërkohë që videoja e hedhur prej tij është bërë virale. Koncerti në Elbphilarmonie të Hamburgut ishte së bashku me të madhin Placido Domingo, sopranon Micaela Oeste dhe dirigjentin e Kameratës së Hamburgut, Eugene Kohn. Placido Domingo, një nga emblemat e muzikës operistike botërore, vazhdon të këndojë edhe pse i ka kaluar të 80-at, duke ndihmuar edhe në promovimin e yjeve të reja të skenës. Ky ishte vetëm njëri nga koncertet që Lahaj dhe Domingo kanë interpretuar së bashku. Të dy tenorët morën duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku i Hamburgut.http://ata.gov.al/2022/10/06/rame-lahaj-kendon-shqip-ne-elbphilarmonie-te-hamburgut/
Ramë Lahaj këndon shqip në Elbphilarmonie të Hamburgut
RELATED ARTICLES