Qendra “Tirana Art” ka zhvilluar takime me të rinjtë e qytetit të Pogradecit për të prezantuar nismën më të re mbi të drejtat e njeriut. Projekti “Artivist Stafetë” është një aleancë kreative dhe inovative që fuqizon të rinjtë në rrugën e tyre për të ndryshuar dhe për të krijuar ndërgjegjësim shoqëror për të drejtat e njeriut, diversitetin dhe barazinë gjinore përmes artit. “Artivist Stafetë” synon të japë një kontribut të rëndësishëm tek të rinjtë mbi për të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike të BE-së, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Artivist Stafetë” është një projekt që përfshin pikturën, trajnimet mbi të drejtat e njeriut, procese krjuese artistike dhe që financohet nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.http://ata.gov.al/2022/10/06/artivist-stafete-ndergjegjeson-te-rinjte-per-te-drejtat-e-njeriut-permes-artit/
“Artivist Stafetë” nga “Tirana Art”
RELATED ARTICLES