Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit me edicionin e saj të 6-të më datë 23 tetor. Në eventin më të madh sportiv do të marrin pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës. Gara do të ketë 4 kategori, një prej të cilave Fun Run do të mbahet më 22 tetor, një ditë para datës së madhe, me të rinjtë e Shkollave të Mesme të kryeqytetit. Më pas më 23 tetor do të mbahet Marathon (42.195 km); Half Marathon (21, 0975 km) dhe Tirana 10K dhe “We too” kategori e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa konkurruese. Itineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë, organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar. Maratona e Tiranës, përveçse një ngjarje sportive për garuesit, do të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore. Kujtojmë se më 25 gusht u hapën regjistrimet për personat që donin të bëheshin pjesë e garës së madhe sportive që do të mbahet në Tiranë. Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj, çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj dhe çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 euro, për garuesit femra dhe meshkuj.https://lajme.rtsh.al/artikull/me-23-tetor-mbahet-maratona-e-tiranes-itinerari-qe-do-pershkruajne-vrapuesit-e-eventit-te-madh-sportiv
Më 23 tetor mbahet Maratona e Tiranës
RELATED ARTICLES