Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAAvokati i Popullit i shqetësuar me mosekzekutimin e pagave në arsim

Avokati i Popullit i shqetësuar me mosekzekutimin e pagave në arsim

Ky institucion i ka bërë thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Avokati i Popullit thotë ta kenë ndjekur me shqetësim situatën derisa kanë ritheksuar rëndësinë që sipas tyre ka ruajtja e kohezionit social. Sipas Avokatit të Popullit mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar. “Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë”, thuhet në këtë deklaratë të lëshuar nga Avokati i Popullit. Aty tutje thuhet se në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje. “Prandaj Avokati i Popullit edhe publikisht përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë”, thuhet në fund të deklaratës nga Avokati i Popullit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619011

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments