Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINanoteknologjia në bujqësi rrit cilësinë, ul ndotjen në mjedis

Nanoteknologjia në bujqësi rrit cilësinë, ul ndotjen në mjedis

Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, që parashtroi arritjet e sfidat e sotme të teknologjisë, si edhe mundësitë e ambiciet zhvillimore të Shqipërisë në këtë aspekt, në fushat e shëndetit, sigurisë, bujqësisë, mjedisit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca përshëndeti mbajtjen e këtij takimi të rëndësishëm me pjesëmarrës shkencëtarë nga shumë vende të botës, që siç tha ajo, “kanë sjellë në Tiranë këtë Kongres risitë dhe teknologjitë e avancuara të këtij sektori”. “Ky aktivitet, – tha ministrja, – vjen në një moment delikat me të cilin përballet bujqësia në mbarë botën, moment që ka bërë të gjithë të hedhin sytë nga bujqësia dhe nga rëndësia e zinxhirit ushqimor të pa shkëputur tashmë”. Krifca tha se, “MBZHR është e përqendruar të ndjekë me vëmendje jo vetëm ecurinë e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor, por po sheh me kujdes punën e fermerit me tokën, me ushqimin që prodhon, në kushtet kur kostot janë rritur dhe mjetet për të prodhuar ndikohen nga faktorë të jashtëm të zinxhirit prodhues global, për të cilat aq sa mundemi të ndikojmë, po punojmë t’i mbajmë të qëndrueshme përmes politikave tona nxitëse”. Duke iu referuar statistikave, ministrja vuri në dukje se, sipas INSTAT në 3-mujorin e dytë të vitit kemi një rritje të normës së bujqësisë me 1.55%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sfidë mbetet rritja e çmimeve globale dhe ndryshimet e klimaterike, theksoi Krifca. Ajo vuri në dukje se, sistemet e agroushqimit kanë pësuar një zhvillim të madh përmes ndikimit teknologjik, teksa solli në vëmendje se, në vitin 1950 prodhohej ushqim për 2.5 miliardë banorë në botë, dhe sot, falë revolucionit të gjelbër është arritur të sigurohet prodhim ushqimor për një popullsi që po shkon në 8 miliardë banorë. Në këtë kontekst, Krifca theksoi se digjitalizimi është një nder 5 prioritetet e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. “Duke e rritur shkallën e ndërveprimit digjital në sistemet agroushqimore, ne duhet t’i ofrojmë fermerëve tanë teknologji që ndotin më pak mjedisin, prodhojnë më shumë në njësi sipërfaqe toke dhe ofrojnë më shumë siguri ushqimore për konsumatorin”, tha ministrja. Ajo vuri në dukej se, kërkimi dhe risitë e nanoteknologjisë janë në dobi të zhvillimit dhe aplikimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit, do të thotë vlerë e shtuar në më shumë siguri e cilësi të prodhimit ushqimor.https://ata.gov.al/2022/10/03/krifca-nanoteknologjia-ne-bujqesi-rrit-cilesine-ul-ndotjen-ne-mjedis/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments