Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA fut në listën e zezë : Minues të demokracisë

SHBA fut në listën e zezë : Minues të demokracisë

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç dhe biznesmenin Sllobodan Stanoviç, i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës. Sipas Zyrës së Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) Novalic dhe Stankoviç kanë minuar proceset demokratike në Bosnje dhe Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, Novalliç ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës. “Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliq përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Departamentit të Thesarit të SHBA. Biznesmeni Sllobodan Stankoviq, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë, akuzohet se është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij “Integral Inzenjering AD Laktas”, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska. “Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviqit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha SHBA-ja. Ai akuzohet po ashtu edhe se ka ndihmuar dhe mbështetur Dodik. “Stankoviq ka ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike ose mallra apo shërbime në mbështetje të Dodik. Stankoviq ka mbështetur prej kohësh aktivitetet destabilizuese të Dodik. Stankoviç i ofroi mbështetje makinës propagandistike të Dodikut duke e shndërruar median e dikurshme të pavarur, Alternativna Televizija, në një zëdhënës për Dodikun dhe aktivitetet e tij destabilizuese dhe përçarëse”, thuhet në njoftim.https://lajme.rtsh.al/artikull/shba-fut-ne-listen-e-zeze-kryeministrin-e-federates-se-bosnje-e-hercegovines-dhe-nje-biznesmen-minues-te-demokracise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ