Tuesday, November 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTEURO 2020 tërhoqi pesë miliardë shikues

EURO 2020 tërhoqi pesë miliardë shikues

Euro 2020 ka patur një audiencë prej më shumë se pesë miliardë shikuesish, sipas shifrave të publikuara nga UEFA. Turneu evropian, i luajtur në njëmbëdhjetë qytete, përfshirë edhe Londrën, gjatë muajve qershor dhe korrik, tërhoqi mesatarisht 100 milionë shikues për secilën ndeshje – thanë të enjten, drejtuesit e organizmit më të lartë të futbollit evropian. Vetëm finalja Itali-Angli, e luajtur në Ëembley më 11 korrik, t]rhoqi një audiencë prej 328 milionë. Euro 2020 ka qenë ngjarja televizive më e shikuar në Mbretërinë e Bashkuar në 24 vjet dhe në Itali që nga 2012. Drejtori i marketingut i UEFA-s, Guy-Laurent Epstein, përshëndeti audiencën totale, prej 5.23 miliardë shikuesish duke thënë: ‘Shifrat e jashtëzakonshme të audiencës televizive tregojnë tërheqjen masive që pati EURO 2020, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Turneu ka një audiencë globale e cila vazhdon të rritet, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Azi, ku baza e tifozëve pas Evropianit vazhdon të zgjerohet”. Në përgjithësi, shifrat janë pak më të larta se turneu i mëparshëm i mbajtur në Francë në 2016, i cili tërhoqi pak më pak se pesë miliardë shikues në përgjithësi, megjithatë, UEFA inkurajohet nga rritja në tregjet globale. Ndikimi i turneut në mediat sociale ishte gjithashtu domethënës, me autoritetet dhe transmetuesit e futbollit që eksploruan mënyra për të përfshirë audiencën më të re. Euro 2020 ishte Kampionati Evropian ‘më i angazhuar’ deri më tani, me 7.5 miliardë ndërveprime dhe pamje, nga të cilat dy miliardë u krijuan nga llogaritë zyrtare të UEFA -s.https://sport.rtsh.al/artikull/euro-2020-terhoqi-pese-miliarde-shikues

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments