Monday, November 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInstalimi i paneleve diellore për familjet

Instalimi i paneleve diellore për familjet

Në kuadër të situatës së vështirë energjetike me të cilën po përballet vendi dhe Europa, dhe në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, janë parashikuar skema nxitëse për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike për abonentët familjarë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi zbatimin e programit për subvencionim me 70% të shumës për çdo familje që do të aplikojë për një njësi diellore për ngrohjen e ujit. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë synon subvencionimin deri në masën 70% të kostos nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. MIE bëri të ditur se është çelur thirrja për aplikim për subjektet tregtuese për ofrimin e panele diellore për ngrohjen e ujit për konsumatorë familjarë Sipas MIE-s, kjo masë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar; reduktimin e emetimeve të CO2. MIE informon se konsumatorët familjare duke ngrohur ujin përmes paneleve diellore kursejnë 20% nga fatura e tyre. Kjo është thirrja e parë për aplikim, e cila i drejtohet subjekteve tregtuese të interesuara për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për 2000 (dy mijë) konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse. Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë. Subjektet tregtuese duhet të paraqesin dokumentacionin në përputhje me kriteret e mëposhtme pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë ose me anë të postës elektronike [email protected], brenda datës 18 tetor 2022. Kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit: 1) Subjekti (person fizik ose juridik) të jetë në status aktiv dhe i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e financimit. 2) Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore. 3) Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor. 4) Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme: -depozite uji material çelik-inoks – INOX 316L HiMo -termoizolimi i depozitës së ujit (polyurethane 70mm, 35-40Kg/m3) -veshja e jashtme e depozitës së ujit 304BA çelik-inoks -i gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes -sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë§ Depozita e ujit te kete kapacitet 200 litra. Karakteristikat teknike të pasqyrave: -kornizë alumini të anodizuar -sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer -tubat e brendshëm të jenë tërësisht prej bakri -izolim me tekstil me lesh xhami me trashësi 50 mm në anën e pasme dhe lesh guri 20 mm të trashë në konturet anësore -koeficienti i përthithjes α ≥ 0,95 ± 0,02 -emisiviteti sipërfaqësor (humbjet e rrezatimit sipërfaqësor) ε ≤ 0,05 ± 0,02 -garancia e panelit diellor për ujë të ngrohtë dhe depozitës së ujit dhe materialeve përbërëse, te jetë jo më pak se 5 vite për depozitën e ujit dhe jo më pak se 7 vite për panelin diellor -skeda teknike e panelit diellor dhe impjantit konform kritereve teknike të kërkuara -preventivin/ofertën për impjantin duke përfshirë dhe kostot e transportit e instalimit, e cila nuk duhet të tejkalojë vlerën 140,000 Lek (pa TVSH). Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur -të deklarojë sasitë e paneleve diellore që mund të furnizojë për klientët familjarë -të deklarojë qytetet ku mund të ofrojë shërbimin. -të pranojë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri tek kolaudimi i panelit diellor për ngrohjen e ujit brenda datës 30 janar 2023 -të angazhohet se pranon vetëm 30% të financimit nga abonentet familjarë dhe 70% të investimit nga Agjencia për Eficencën e Energjisë pas instalimit të panelit diellor.http://ata.gov.al/2022/10/02/instalimi-i-paneleve-diellore-per-familjet-celet-thirrja-per-aplikim-per-subjektet-tregtuese/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments