Saturday, November 16, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTParku natyror Korab-Koritnik

Parku natyror Korab-Koritnik

Ujëvara Bele brenda parkut natyror Korab-Koritnik është një ndër destinacionet turistike që vizitohet nga vizitorë vendas dhe të huaj. Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës shënjoi shtegun që lidh rrugën kryesore Kukës-Bele me ujëvarën. Shënjimi i shtegut do të lehtësojë kalimin e vizitorëve, të cilët nuk mungojnë në asnjë stinë të vitit në parkun Korab-Koritnik. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës. Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve të mbuluara me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.http://ata.gov.al/2022/09/30/parku-natyror-korab-koritnik-shenjohet-shtegu-per-ne-ujevaren-bele/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments