Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, nisi dje në Leskovik. Ky është edicioni i 12-të i festivalit të sazeve, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, bashkia Kolonjë, Ministria e Kulturës si dhe ka pasur mbështetjen e misionit të Bashkimit Europian, në vendin tonë. Autoritetet vendore thanë se këtë fundjavë do të mirëpresin vizitorët, në djepin ku u përkund muzika me saze, në Kolonjën e bukur. Përgjatë tre netëve në Ersekë dhe Leskovik do të angazhohen grupet më të mira te sazeve, që vijnë nga gjithë zonat ku lëvrohet kjo tipolologji. 15 grupe me mjeshtrat e tabanit popullor do të performojnë duke i sjellë gjallëri dy qyteteve. Pas natës së parë të zhvilluar në Leskovik, sonte sazet do të jenë në Ersekë dhe në datën 1 tetor, do të kthehen përsëri në Leskovik, në sheshin qendror të qytetit. Eventi i rëndësishëm për promovimin e folklorit shqiptar me saze tradicionale, do të përbëjë një atraksion më shumë për turistë vendas e të huaj që janë duke vizituar zonën.http://ata.gov.al/2022/09/30/nis-festivali-kombetar-i-sazeve-ne-leskovik/
Nis Festivali Kombëtar i Sazeve në Leskovik
RELATED ARTICLES