Volumi i mallrave të transportuara përmes porteve të vendit shënoi rënie me 17.6 % gjatë tetëmujorit të këtij viti. Referuar raportit të publikuar sot nga INSTAT në tetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte është 2.670,3 mijë tonë, duke u ulur me 17.6 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021. Ndërkohë, ulje ka shënuar edhe volumi mallrave të transportuara me hekurudhë. Referuar të dhënave të INSTAT-it, në tetëmujorin e këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 13.278 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 27.4 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021. Rritje ka pësuar vetëm transporti i mallrave përmes ajrit. Sipas INSTAT-it, në periudhën janar-gusht të këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.294,9 ton, duke u rritur me 0.3 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2021https://ata.gov.al/2022/09/28/volumi-i-mallrave-te-transportuara-permes-porteve-renie-me-17-6/
Volumi i mallrave të transportuara përmes porteve rënie me 17.6 %
RELATED ARTICLES