Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi : Çmimi i naftës 219 lekë/litri

Bordi : Çmimi i naftës 219 lekë/litri

Bordi i Transparencës për Karburantet informon se çmimi i naftës do të ulet sot, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, informon Bordi. Çmimet e publikuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 27 shtator, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. “Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.https://ata.gov.al/2022/09/28/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-219-leke-litri/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments