Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBanka Qendrore Evropiane paralajmëron

Banka Qendrore Evropiane paralajmëron

Inflacioni i lartë do të duhet të reflektohet nga paga më të larta, por për këtë duhet të ketë një balancë, tha kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Philip R Lane në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”. “Pagat do të rriten më shumë se në vitet e mëparshme. Por, përpjekja për të mbrojtur plotësisht punonjësit nga inflacioni, duke rritur pagat, do të rrisë ndjeshëm kostot e kompanisë, të cilat do të sjellin efekte të një periudhe të dytë”, shtoi ai. “Efektet e kësaj periudhe i referohen një spiraleje pagë-çmim. Nëse pagat rriten shumë, si një përgjigje ndaj inflacionit të lartë, kjo mund të çoje në çmime edhe më të larta”, tha Lane. Rritjet e mprehta të çmimeve të energjisë dhe mungesat e furnizimit kanë nxitur inflacionin prej muajsh. BQE-ja po përpiqet ta përballojë këtë përmes rritjes së normave të interesit. Banka synon të arrijë për një periudhë afatmesme, çmime të qëndrueshme me një normë inflacioni prej 2% për eurozonën. “BQE-ja pret që inflacioni të bjerë ndjeshëm në 2023 dhe në 2024. Rënia e inflacionit do të vijë kryesisht nga stabilizimi i çmimeve të energjisë dhe zbutja e kufizimeve të ofertës”, shtoi ai. “Pagat do të rriten deri në një farë mase me kalimin e kohës, kështu që standardet e jetesës së njerëzve do të përmirësohen përsëri”, theksoi Lane./https://ata.gov.al/2022/09/27/koment-banka-qendrore-evropiane-paralajmeron-per-spiralen-page-cmim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments