Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKartëmonedha me portretin e mbretit Charles

Kartëmonedha me portretin e mbretit Charles

Futja e kartëmonedhave dhe pullave të reja britanike me imazhin e mbretit Charles III do të zbatohen gradualisht. Posta Mbretërore britanike, Royal Mail, dhe Banka e Anglisë deklaruan se kanë marrë udhëzime nga familja mbretërore dhe nga Charles për të minimizuar kostot. Kartëmonedhat që mbajnë portretin e mbretit do të dalin në qarkullim në mes të vitit 2024. Mbreti Charles do të shfaqet në kartëmonedhat pesë, 10, 20 dhe 50 paund. Royal Mail gjithashtu konfirmoi se imazhi i mbretit do të zëvendësojë mbretëreshën Elizabeth ll në pullat e reja të të gjitha kategorive. Pullat speciale do të përfshijnë gjithashtu imazhin e mbretit. Royal Mail shtoi se pullat e reja me mbretin Charles do të hyjnë në qarkullim pasi të kenë mbaruar rezervat aktuale të pullave. Banka e Anglisë dha një deklaratë për shtyp ku theksoi se ”kartëmonedhat që paraqesin portretin e mbretëreshës do të vazhdojnë të jenë të ligjshme dhe do të tërhiqen nga tregu vetëm nëse janë të dëmtuara”. Pritet që monedhat e vulosura me imazhin e Charles të hyjnë në qarkullim brenda disa muajve. Emblema e re e mbretit do të shfaqet gradualisht gjatë muajve dhe viteve të ardhshme në ndërtesat qeveritare, dokumentet shtetërore dhe në disa kuti postare.https://ata.gov.al/2022/09/27/bm-drejt-kartemonedhave-me-portretin-e-mbretit-charles/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments