Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer gjatë 24 orëve të fundit në shkallë vendi 356 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare. Sipas AKU-së, 262 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 27 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 3512 kg produkte, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 11 masa administrative paralajmërim dhe ka marrë 53 mostra për analiza laboratorike. AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, ndërsa njofton se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të konsumatorëve.https://ata.gov.al/2022/09/26/aku-asgjesohen-3512-kg-produkte-jashte-standardeve/
AKU, asgjësohen 3512 kg produkte jashtë standardeve
RELATED ARTICLES