Saturday, July 5, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVazhdon rënia e paundit britanik kundrejt dollarit amerikan

Vazhdon rënia e paundit britanik kundrejt dollarit amerikan

Paudi britanike sot ka thelluar zhytjen e saj në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan të hënën, duke rënë deri në 4.7 për qind në 1.035 dollarë ndërsa kancelari i Thesarit, Kwasi Kwarteng u zotua për më shumë shkurtime taksash. Të premten, qeveria e re e udhëhequr nga kryeministrja Liz Truss njoftoi planin e saj për nxitjen e rritjes, përfshirë disa shkurtime taksash dhe anulimin e një rritjeje të planifikuar të normës së taksave të korporatave në 25 për qind. Në total, vlerësohet se plani do të kushtojë 45 miliardë funta (mbi 48.2 miliardë dollarë) deri në 2026-2027. Gjatë katër javëve të fundit, kursi i këmbimit të funtës britanike kundrejt dollarit amerikan shënoi rënie prej 9.37 për qind. Analistët vlerësojnë se rënia e fundit e monedhës reflektoi jo vetëm fuqinë e gjerë të dollarit, por edhe shqetësimet për ekonominë e Britanisë së Madhe.https://ata.gov.al/2022/09/26/bm-vazhdon-renia-e-paundit-britanik-kundrejt-dollarit-amerikan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments