Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTQendra Mesjetare në Berat, numër të lartë vizitorësh

Qendra Mesjetare në Berat, numër të lartë vizitorësh

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti risolli në vëmendje, mëngjesin e sotëm, Qendrën Mesjetare në Berat. “Rehabilitimi në bashkëpunim me “TİKA Tiran”, nxori në dritë sheshin dhe monumentet përreth, të cilët tashmë presin e përcjellin vizitorë”, shprehet ministrja Margariti në rrjetet sociale. TİKA është Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim e cila ka realizuar projekte të rëndësishme në fushat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë së jetës dhe ushqimit, infrastrukturës, mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore në Shqipëri. Qyteti i Beratit, e veçanërisht Qendra Mesjetare me muzeumet e sitet kulturore që përmban, ka qenë në vëmendjen e qeverisë. Pikërisht Beratit ju aprovua dhe numri më i madh i projekteve për “Rijetëzimin”. Bonusi i Rijetëzimit përmes një ndihme në formë granti i shkon individit, që zotëron prona në qendrat historike të qyteteve, por njëkohësisht edhe të gjithë komunitetit që përfiton nga rijetëzimi i qytetit. Në Qendrën Mesjetare Berat, gjenden edhe Muzeu Ikonografik “Onufri” si dhe Muzeu Etnografik, të cilët sezonin që sapo kaluam patën një numër të lartë vizitorësh nga vendi si dhe turistë të huaj.https://ata.gov.al/2022/09/26/pas-rehabilitimit-qendra-mesjetare-ne-berat-numer-te-larte-vizitoresh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments