Arkeologët që gërmojnë pranë Pragës kanë zbuluar mbetjet e një strukture të epokës së gurit që është më e vjetër se Stonehenge dhe madje edhe se Piramidat Egjiptiane, një kompleks enigmatik me formë të rrumbullakët si ‘medalion’.
Mendohet se 7000 vjet më parë, gjatë Neolitit të vonë, ose Epokës së Re të Gurit, një komunitet bujqësor lokal mund të jetë mbledhur në këtë ndërtesë rrethore, megjithëse qëllimi i saj i vërtetë nuk dihet.
Miroslav Kraus, drejtor i gërmimit, tha se zbulimi i strukturës mund t’u japë atyre një të dhënë për përdorimin e ndërtesës. Studiuesit mësuan për herë të parë për ekzistencën e kësaj strukture të rrumbullakët në vitet 1980, kur punëtorët e ndërtimit po vendosnin tubacionet e gazit dhe ujit, por gërmimi aktual ka zbuluar për herë të parë tërësinë e strukturës duke gërmuar deri në 55 metra thellësi në të.
Deri më tani janë gjetur fragmente qeramike, eshtra kafshësh dhe vegla guri.
Qindra nga këto struktura rrethore janë gjetur në të gjithë Evropën Qendrore dhe të gjitha datojnë në një hapësirë prej vetëm dy ose tre shekujsh. Ndërsa popullariteti i tyre në neolitin e vonë është i qartë, funksioni i tyre është ende në pikëpyetje.