Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKriza energjetike dhe invazioni rus

Kriza energjetike dhe invazioni rus

Kriza energjetike në tregjet ndërkombëtare dhe invazioni rus në Ukrainë po i përballin prodhuesit me kosto gjithnjë e më të larta të produkteve. Çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shënuan rritje me 16.5 %. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve vërehet në industrinë nxjerrëse me 26.7 %, pasuar nga produktet në industrinë përpunuese, me 21.5 %. Ndërsa çmimet e produkteve të sektorit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënuan rritje me 13,9 %. Në sektorin e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve, çmimet e prodhimit shënuan ulje me 0.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë 2022 shënuan rritje me 2.2 %. Rritja më e madhe vërehet në sektorin e industrisë nxjerrëse, konkretisht 4.3 %https://ata.gov.al/2022/09/25/kriza-energjetike-dhe-invazioni-rus-rriti-cmimet-e-produkteve-per-tregun-vendas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments