Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) është në përfundim të kontratave që do të financohen në kuadër të programit IPARDII. Drejtoresha e AZHBR-së, Eranda Selmanaj tha se, “aktualisht jemi në mbyllje të kontraktimit të investimeve në bujqësi dhe agroturizëm, që do të financohen me 50% të vlerës grant nga programi IPARDII”. Në një prononcim për mediet, Selmanaj tha se, “IPARDII është programi më i madh financiar që mbështet bujqësinë në vendin tonë dhe kontribuon në rritjen e standardeve dhe përafrimin e tyre me ato të BE-së”. “Në tre thirrje për aplikime në Programin IPARD II, janë nënshkruar mbi 400 kontrata investimi me një vlerë totale projektesh të injektuara në ekonominë shqiptare në gati 170 milionë euro. Nga të cilat 75 % e këtij financimi është dhënë nga BE dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare”, bëri të ditur Selmanaj. Ajo tha se, tashmë është miratuar IPARDIII me një buxhet 55% më të lartë se IPARDII dhe do të kemi një buxhet 146 milionë euro, që do të alokohen në ekonominë rurale. “Flasim për investime në ferma blegtorale, bujqësore, peshkim, prodhimi i verës, ulliri që futet për herë të parë, gjithashtu përpunimi i të gjitha këtyre produkteve, turizmi rural dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sportet rurale, artizanatin, manifakturën dhe plus masa për mbrojtjen mjedisore, fermat bio dhe një masë e re, strukturat këshilluese, janë disa nga fushat që do të mbështesë IPARDIII”, tha Selmanaj. “Në fillim të vitit 2023, hapim thirrjen e parë të PARDIII”, deklaroi Selmanaj.https://ata.gov.al/2022/09/24/ipardii-azhbr-nenshkruan-mbi-400-kontrata-investimi-ne-bujqesi/
400 kontrata investimi me një vlerë totale projektesh
RELATED ARTICLES