Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë”

“Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë”

Në “Ditët Evropiane të Trashëgimisë” duke ju bashkëngjitur temës së këtij viti, “Trashëgimia e Qëndrueshme”, Qendra Muzeore Berat në vazhdim të veprimtarive “Thesare të Muzeve” organizoi prezantimin e veprës më të re të Prof. Shyqri Nimanit, monografisë “Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë”, e cila vjen e riparë nga autori pas 35 vitesh nga botimi i parë më 1987. Rishikimi dhe plotësimi i botimit nuk ka prekur thelbin e strukturës së botimit të parë, i cili në ato vite u prit me shumë kuriozitet dhe pati vlerësime maksimale, pasi ishte dhe botimi i parë serioz, luksoz dhe me ilustrime cilësore mbi Onufrin dhe mjeshtrat e tjerë të artit mesjetar shqiptar. Duke e lexuar me kujdes librin e Prof. Nimanit ndjen dhe kupton penën e një studiuesi serioz, i cili ka hulumtuar thellësisht si historian jo vetëm krijimtarinë e Onufrit dhe mjeshtrave të tjerë ikonografë, duke i vendosur me mjaft kujdes ne kontekstin e kohës, të ngjarjeve dhe vështirësive të ndryshme, por ka dhënë këndvështrimin e tij si artist dhe studiues në analizat, krahasimet dhe vlerësimet mjaft interesante si nga ana kompozicionale, koloristike, stilistike dhe artistike. Pjesë e kësaj veprimtarie ishte edhe ekspozita ikonografike “Onufri në koleksionet e muzeve” ku u ekspozuan 13 imazhet e ikonave te këtij mjeshtri të madh të realizuara për kishat e Kalasë së Beratit, të cilat ndodhen në koleksionet e muzeve të tjerë shqiptarë.https://ata.gov.al/2022/09/24/onufri-dhe-piktore-te-tjere-mesjetare-shqiptare-vepra-me-e-re-e-shyqri-nimanit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments