Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANASA vonon misionin ”Artemis” në Hënë për shkak të kushteve të motit

NASA vonon misionin ”Artemis” në Hënë për shkak të kushteve të motit

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka anuluar një përpjekje për nisjen e misionit ”Artemis” në Hënë, e planifikuar për të martën për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. NASA përmendi një stuhi tropikale që po afrohet drejt shtetit amerikan të Floridës, ku ndodhet kozmodromi, si arsyen e anulimit. Në vend që të vazhdojnë të punojnë në tentativën e lëshimit, ekspertët e NASA-s duan të përgatiten për ta çuar raketën nga baza e lëshimit në hangar. Megjithatë, një vendim përfundimtar për këtë çështje do të merret më vonë. NASA tha gjithashtu se dëshiron të mbajë të hapur mundësinë e një përpjekjeje tjetër në dritaren aktuale të nisjes, e cila mbyllet më 4 tetor. Një tjetër dritare parashikon një lëshim të raketës pa pilot midis 17 dhe 31 tetorit. Rreth tre javë më parë, dy përpjekje për lëshim të raketës pa pilot dështuan, ndër të tjera për shkak të rrjedhjes së karburantit. Problemet ndodhën gjithashtu gjatë testeve të mëparshme të ”Artemis”, të cilat përfundimisht çuan në vonesën e parë të rëndësishme të projektit. Misioni ”Artemis” synon të kthejë astronautët amerikanë në Hënë, megjithëse për shkak të problemeve të identifikuara gjatë testeve të mëparshme, afati kohor fillestar i misionit është vonuar dhe NASA nuk pret ta bëjë këtë deri në vitin 2025. Në planin afatgjatë, fluturimet e ”Artemis” synojnë t’i hapin rrugën NASA-s për të dërguar misione në Mars./https://ata.gov.al/2022/09/25/florida-nasa-vonon-misionin-artemis-ne-hene-per-shkak-te-kushteve-te-motit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments