“Rini dhe çmenduri” është shfaqja premierë e cila shfaqet në teatrin e Bylisit në Fier në datat 25-29 shtator.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sot qytetarët që të ndjekin këtë shfaqje e cila është produksion i “Fondit të teatrit për të rinj”, mbështetur nga Ministria e Kulturës , Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri “Bylis”, Fier.
Alba Shtëmbari është regjisorja shfaqjes ndërsa aktorë janë Ledian Gjeçi, Antonela Cina, Ana Kuqo, Ergi Hasani.
“Rini dhe Çmenduri” një dramë e fortë nga John Osborne, e cila trajton problemet e ankthshme të një martese individësh inteligjent, por me disbalanca sociale dhe ekonomike. Trajton krizën e një shoqërie indiferente, të korruptuar, pa moral e pa ambicie për dije”, u shpreh ministrja Margariti në një postim në rrjetet sociale.
“‘Rini dhe Çmenduri’ është një dramë e cila na bën të shohim qartë pasojat qe sjell indiferenca, dhe shkatërrimin qe sjell zemërimi. Një dramë e cila na trondit, por njëkohësisht edhe na zgjon”, tha Margariti.https://ata.gov.al/2022/09/25/rini-dhe-cmenduri-shfaqja-premiere-ne-teatrin-e-fierit/