Trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën së bashku përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë. Trupat shqiptarë do të konkurrojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajime.https://ata.gov.al/2022/09/24/stervitje-e-perbashket-e-trupave-elitare-te-fa-ve-dhe-fsk-se/