Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti: 654 milionë euro do t’u ndahen komunave

Kurti: 654 milionë euro do t’u ndahen komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në takimin me kryetarët e Komunave të Kosovës, ka thënë se Qeveria do të ndajë 654 milionë euro për komunat për vitin 2023. Kurti tha se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Sipas tij, për herë të parë ka rritje për 15% të buxhetit për komunat. “Qeveria e Republikës së Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje për 15% të buxhetit për komuna në raport me vitin 2022, do të jenë 654 milionë që do t’i ndahen komunave, kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha ai. Kurti tha se qasja e tyre si qeveri është që të janë afër qytetarëve duke qenë afër komunave. Për këtë tha se nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit të ndërsjellët ndër institucional. Më tej, Kurti ka treguar përpilimin e disa strategjive dhe nismave që kanë të bëjnë me nivelin qendror-lokal. “Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi ndërmarrë shumë hapa reformues duke filluar kornizën ligjor që rregullon pushtetin lokal, dyfishimin e mbështetjes së komunave përmes ministrive të linjës, dhe komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar i zhvillimit, ku si derivat i saj do të jetë hartimi i planit kombëtarë për zhvillimit ekonomik lokal. Hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative ku komunave do të mundësohet thjeshtëzimi i procedurave administrative dhe shërbimeve komunale. Jemi në fazën e fundit e hartimit të strategjisë për digjitalizim, për digjitalizimin e shërbimeve dhe procedurave administrative komunale që do të rris efikasitetin e shërbimeve dhe mirëqenien, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve. Në muajin prill kemi filluar bashkë nismën karta për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, shumë komuna e kanë nënshkruar atë në mënyrë që të fitojnë mbështetje financiare profesionale në dizajnimin e politikave të integruara të zhvillimit që nuk duhet të jetë vetën urban dhe social por edhe ekologjik”, tha ai. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu gjatë takimit tha se moskompletimi për një kohë i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave në projekte të ndryshme kapitale. Ai konsideron të nevojshëm ndërhyrjen e Qeverisë në këtë drejtim. “Në fushën e investimeve kapitale, moskompletimi për një kohë i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave në projekte të ndryshme kapitale. Krahas kësaj muajve të fundit kemi pas një rritje enorme të çmimeve, inflacion dyshifror, gjë që e ka bërë të pa mundur punën tutje me kontrata paraprake të projekteve…Është urgjente nevoja për ndërhyrje në këtë segment pa çka do të krijohen pasoja të renda për ekonominë, duke lënë përgjysmë apo të pa filluara qindra projekte anë e mbanë vendit e që detyrimisht rëndon jetën e qytetarëve tanë”, tha ai. Ndërsa ka shtuar se komunat kanë nevojë për rishikim të buxhetit, pasi sipas tij, e njëjta gjë ka munguar viteve të fundit. “Komunat kanë pasur dhe kanë nevojë për rishikim të buxheteve e cila viteve të fundit nuk ka ndodhur. Komunat kanë insistuar të dinë shkaqet që kanë çuar në ndërprerjen dhe anulimin e disa prej projekteve që kanë qenë të nënshkruara dhe të zotuara nga autoritetet qendrore dhe lokale”, shtoi ai. Ai po ashtu tha se qytetarët po përballen edhe me mungesën e barnave esenciale nga lista esenciale e barnave. Ndërkaq ka thënë se në pikëpamje të digjitalizimit janë në dijeni se komunat po ballafaqohen me probleme siç është mosfunksionimi i një kohë të gjatë i webfaqeve të komunave, e këtë problem ka thënë se e kanë adresuar, pasi sipas tij natyrshëm shkakton pakënaqësi te qytetarët. Ministri i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se gjatë vizitave tyre në terren kanë vërejtur ngadalësim të implementimit të projekteve. Krasniqi ka kërkuar nga kryetarët e komunave të bëhet më shumë punë. “Dinamika e implementimi të projekteve kapitale për vitin 2021 dhe nga vizitat tona të rregullat në terren për grandet që mbulohen nga Ministria e Administrimit, kemi evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve. Aktualisht flasim vetëm për 10.2% të realizimit të gjithë këtyre projekteve kapitale dhe nga këto vizita që po i kemi në terren me kryetarët e komunave, po i vërejmë që mund të bëhet më shumë edhe nga kryetarët e komunave, në mënyrë që të bëjnë presion te operatorët dhe këto projekte të përfundojnë për shkak se ju e dini rrezikun që mjetet do të kthehen mbrapa”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/09/24/kurti-654-milione-euro-do-tu-ndahen-komunave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments