Kombëtarja kuqezi ka mbyllur stërvitjen që ka zhvilluar përgjatë 6 ditëve të fundit në Shqipëri, në përgatitjet për dy sfidat e javës së fundit të shtatorit, ndaj Izraelit dhe Islandës. Siç dihet, Kombëtarja kuqezi ka vijuar që nga e diela seancat stërvitore në Durrës deri të enjten në mbrëmje, për të udhëtuar të premten në mëngjes drejt Izraelit, atje ku pritet të mbërrijë rreth orës 13:00, me orën lokale, 12:00 me orën e Tiranës. Pas mbërritjes në hotel dhe akomodimit, Kombëtarja kuqezi do të mbajë në orën 18:00, me orën lokale, 17:00, me orën e Tiranës, për të vijuar një gjysmë ore më vonë me stërvitjen në Stadiumin “Blumfilld” të tel Avivit, atje ku një ditë më pas në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja. Dhe trajneri Edoardo Reja ka marrë një lajm të mirë së fundmi sa i përket njërit prej titullarëve të tij të sulmit. Myrto Uzuni, i cili erdhi pas një dëmtimi të pësuar me skuadrën e tij, Granadën, në kampionatin spanjoll, i cili pati pushuar në ditët e para, pas sugjerimit të stafit mjekësor, dhe më pas pati nisur stërvitjen i veçuar, nën vëzhgimin e fizioterapistit të Kombëtares kuqezi, në dy seancat e fundit stërvitore, atë të së mërkurës dhe atë të së enjtes, është stërvitur me grupin. Megjithatë, burime pranë kampit kuqezi kanë pohuar për RTSH Sport se, përtej këtij fakti, beratasi nuk do të jetë në 11-shen e parë të Shqipërisë për sfidën e 24 shtatorit në Izrael, por nuk përjashtohet që ai të aktivizohet në pjesën e dytë, në varësi të miratimit të stafit mjekësor dhe rrethanave që do të krijohen. Shqipëria luan të shtunën në mbrëmje në Izrael përballë përfaqësueses vendase, për të vijuar 3 ditë më pas të presë edhe Islandën në Tiranë.https://sport.rtsh.al/artikull/kombetarja-mbyll-pergatitjet-shqiptare-
Kombëtarja mbyll përgatitjet
RELATED ARTICLES