Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD II, mbi 50% financim grant për kantina vere

IPARD II, mbi 50% financim grant për kantina vere

Qeveria përmes programit IPARD mbështet me mbi 50% financim grant, sipërmarrësit që investojnë në kantina të prodhimit të verës, kapaciteti i prodhimit të të cilave duhet të jetë jo më pak se 200 hl. Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) Eranda Selmanaj, publikoi në rrjete sociale shembullin e Gjovaninës, sipërmarrëses nga Përmeti që u kthye nga emigracioni dhe me mbështetjen e programit IPARD investoi në ngritjen e kantinës së verës për eksport. Selmanaj tha se, investimet në kantina të prodhimit të verës përfshihen në një nga masat e programit IPARD II dhe do të vijojnë të mbështeten edhe në programin IPARD III që nis zbatimin së shpejti. “Kantina “Zavalani” është një prej shembujve të mbështetjes së programit IPARD-II, thirrja e dytë Masa 3, në Shqipëri. Pas emigrimit në Amerikë prej dhjetë vitesh, Gjovanina Hasanit së bashku me të shoqin, blenë një parcelë toke në Qilarisht të Përmetit ku ngritën një vresht, dhe përmes mbështetjes së programit IPARD-II prej 50%, ndërtuan një kantinë për përpunimin e verës, me parametra bashkëkohore, dhe me kapacitet prej 250 hl, për të prodhuar një verë cilësore, të denjë për eksport. Prodhimi i verës është art por edhe shkencë, me histori të vjetër dhe përzierje e krijimtarisë individuale dhe teknologjisë inovative”, shkroi Selmanaj, teksa vuri në dukje se, në të ardhmen, ëndrra e tyre është të ndërtojnë një agroturizëm i cili do t’i shërbejë turizmit dhe punësimit të zonës. Në vendin tonë, prodhimi i verës po merr një zhvillim dinamik dhe konsiderohet gjithashtu biznes me përfitime ekonomike. Për të qenë i suksesshëm në tregun modern, një prodhues vere duhet të integrojë aspektet artistike dhe ekonomike të prodhimit të verës dhe të ketë njohuri të mira të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që motivojnë blerjen. Mbështetja me grante e këtij sektori po zgjon një etapë të re të kësaj industrie me markë “Made in Albania”, që aspiron të zgjerojë shitjet në tregjet e huaja.http://ata.gov.al/2022/09/22/ipard-ii-mbi-50-financim-grant-per-kantina-vere/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments