Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKsamili dhe Orikumi, pjesë e projektit të BERZH

Ksamili dhe Orikumi, pjesë e projektit të BERZH

Ksamili dhe Orikumi janë dy zona të tjera turistike që do të financohen përmes projektit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale. Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në marrëveshjen e huasë me BERZH-in për financimin e projektit ‘Për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit”. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero bëri të ditur sot në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se ndërhyrjet do të ndikojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave, që më tej përkthehen në zhvillim ekonomik. “Investimi në këto zona turistike përbën një shtysë në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës. Të dhënat e korrikut tregojnë se numri i turistëve ishte 21 % më i lartë se në vitin 2019, që përkon me vitin para tërmetit dhe pandemisë. Në dy zonat që janë shtuar, Orikum dhe Ksamil, numri i pushuesve arriti në 300 mijë gjatë sezonit veror”, tha Vjero. Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe BERZH-it në vitin 2017 parashikonte ndërhyrjen në qendrat urbane, rikualifikimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillimin e marketingut të produktit, në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet. Me ndryshimet e miratuara sot në qeveri, zv/ministrja Vjero tha se në të njëjtën mënyrë do të ndërhyhet edhe në Orikum dhe Ksamil. “Edhe pse ne jemi në një krizë ndërkombëtare dhe shumë tregues paraqiten të përkeqësuar në vendet e rajonit si inflacioni, ne vijojmë të mbajmë nivele të mira të këtyre treguesve ekonomik, krahasuar me këto vende dhe kjo vjen nga paketat mbështetëse që qeveria ka ndërmarrë për grupet në nevojë, por edhe popullatën në tërësi dhe grupet e biznesit”, tha Vjero.http://ata.gov.al/2022/09/22/ksamili-dhe-orikumi-pjese-e-projektit-te-berzh-it-per-zhvillimin-e-integruar-urban-dhe-turizmin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments