Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKoncert gala , në TKOBAP

Koncert gala , në TKOBAP

“Një performancë mbresëlënëse kurorëzoi një marrëdhënie të re me Operën e Kajros”, kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, për koncertin-gala ku interpretuan muzikantët e Orkestrës së Operës së Kajros dhe të Teatrit të Operës dhe Baletit, nën dirigjimin e Maestro Nayer Nagui dhe sopranos së shquar egjiptiane Amira Selim. Ky koncert mund të konsiderohet si pika kulminante e Javës së Kulturës Egjiptiane. Në një postim online, ministrja Margariti, shkruan se Javët Kulturore Ndërkombëtare ngrenë ura komunikimi mes artistëve. Artistët i sollën publikut disa vepra të famshme simfonike, lirike dhe klasike egjiptiane e shqiptare. Koncertin e ka ndoqi edhe ministrja e Kulturës së Egjiptit, Nevine Al-Kilani, e cila ishte e pranishme në ambientet e TKOBAP edhe më herët, në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit te bashkëpunimit mes Operës së Tiranës dhe Operës së Kajros. Java e Kulturës Egjiptiane do të vazhdojë deri në datën 25 shtator. Ndërkohë sonte në mbrëmje, tek “Reja” është parashikuar të bëhet projeksioni i filmit “The Blue Elephant”, i kinematografisë egjiptiane.https://ata.gov.al/2022/09/20/koncert-gala-i-artisteve-shqiptare-dhe-egjiptiane-ne-tkobap/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments