Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI93% e punimeve në Urën e Drojës

93% e punimeve në Urën e Drojës

Në Urën e Drojës në Mamurras janë realizuar 93% e punimeve, ndërsa pritet të përfundojë brenda afatit kontraktual. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se po vazhdon puna me ritme në Urën e Drojës ku ka përfunduar gërmimi, cilindrimi i shtratit të lumit, ndërtimi i Vaskës së Shuarjes së energjisë dhe ndërtimi i murit mbajtës B/a në dalje të Digës. ARRSH tha se “janë duke u përfunduar punimet për sistemimin e shtratit të lumit dhe sistemimi i skarpateve anësore”. Ura e Drojës u dëmtua nga përmbytjet në dhjetorin e vitit 2017. Ura ka një gjerësi 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Kjo urë lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën dhe i vjen në ndihmë mijëra banorëve, si dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë.https://ata.gov.al/2022/09/20/arrsh-realizohen-93-e-punimeve-ne-uren-e-drojes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments