Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFranca heq dorë nga të drejtat e imazhit

Franca heq dorë nga të drejtat e imazhit

Franca i dorëzohet Kylian Mbappé. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe i ‘Bleus’, i përfshirë prej muajsh në një betejë me federatën për menaxhimin e të drejtave të imazhit të lojtarëve të thirrur në kombëtare, ka rritur dozën duke kërcënuar se nuk do të paraqitej në kombëtare, në fotosesionin klasik. Me këtë kërcënim sulmuesi mori rezultatet e para Federata franceze e futbollit, në fakt, e cila me presidentin Noel Le Graet kishte bërë të ditur se nuk dëshironte të diskutonte një marrëveshje të re përpara Botërorit të ardhshëm në Katar, vendosi të tërhiqet duke e komunikuar vendimin e saj përmes një njoftimi për shtyp. “FFF është e kënaqur të punojë me udhëzimet e një marrëveshjeje të re që do t’i lejojë asaj të garantojë interesat e saj duke marrë parasysh shqetësimet dhe besimet legjitime të shprehura nga lojtarët e saj”. Një fitore për Mbappe dhe avokatin e tij, i cili prej muajsh po negocion për të ndryshuar marrëveshjen ekzistuese.https://sport.rtsh.al/artikull/fiton-mbapp-franca-heq-dore-nga-te-drejtat-e-imazhit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments