Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja kryesore si dollari amerikan, euroja dhe paundi britanik forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.36 lekë dhe këmbehet me 116.92 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 116.63 lekëve, ose 0.23 lekë më shumë. Paundi britanik krahasuar me fundjavën, i ngjit në kuotën 132.89 lekë, duke shënuar një rritje me 0.19 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 120.94 lekë, ose 0,07 lekë më pak se një ditë më parë.https://ata.gov.al/2022/09/19/valutat-kryesore-forcojne-pozitat-ndaj-lekut-2/