Friday, May 9, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSfidat e Ligës së Kombeve

Sfidat e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare nis nga e diela përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit (më 24 shtator) dhe ndaj Islandës (më 27 shtator), që janë edhe dy sfidat e fundit të grupit në Ligën B. Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për sfidat vendimtare të shtatorit dhe do të stërvitet në qytetin bregdetar deri të premten, kur do të udhëtojë drejt Izraelit për ndeshjen e parë zyrtare. Shqipëria sfidon Izraelin në transfertë me ndeshjen që luhet të shtunën në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, duke nisur nga ora 20:45. Pas kthimit më datë 25 shtator skuadra nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja do të vijojë përgatitjet për sfidën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ndaj Islandës që luhet më 27 shtator në “Air Albania”, që nis në ora 20:45. Programi paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje. E hënë, 19 shtator 2022 Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30 Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30. E martë, 20 shtator 2022 Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30 Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00. E mërkurë, 21 shtator 2022 Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30 Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00. E enjte, 22 shtator 2022 Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar në Tropikal-Durrës, ORA 13:30 Seancë stërvitore, ORA 16:00. E premte, 23 shtator 2022 Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Tel Aviv, Izrael. (sipas orës lokale të Izraelit) Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes përpara sfidës Izrael-Shqipëri, ORA 18:30. (sipas orës lokale të Izraelit) E shtunë, 24 shtator 2022 Ndeshja e Ligës së Kombeve, Izrael-Shqipëri, ora 20:45 (sipas orës lokale të Shqipërisë), në stadiumin “Bloomfield”, Tel Aviv”. E diel, 25 shtator 2022 Seanca stërvitore në Tropikal – Durrës, ORA 17:00. E hënë, 26 shtator 2022 Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në Tropikal, Durrës. Seanca zyrtare stërvitore në Tropikal, Durrës përpara sfidës Shqipëri- Islandë, ORA 18:00. E martë, 27 shtator 2022 Ndeshja e Ligës së Kombeve, Shqipëri- Islandë, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.https://ata.gov.al/2022/09/18/sfidat-e-liges-se-kombeve-me-izraelin-e-islanden-programi-stervitor-i-kombetares/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments