Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTRobbie Williams artisti ”solo”

Robbie Williams artisti ”solo”

Këngëtari i popit Robbie Williams ia kaloi Elvis Presley-t për t’u bërë artisti ”solo” me albumet më të shumta në Mbretërinë e Bashkuar. Ish-këngëtari 48-vjeçar i Take That siguroi rekordin e tij të 14-të në krye të top-listave të premten me “XXV”, sipas Official Charts Company. Përmbledhja, e cila shënon 25 vjetorin e karrierës së tij ”solo”, përmban një përzgjedhje të hiteve të tij më të mëdha – duke përfshirë “Angel”, “Let Me Entertain You” dhe “Millennium”. Pasi ka kaluar yllin amerikan të rock and roll, Presley, i cili shënoi 13 albume numër një në MB, Williams qëndron pas vetëm Beatles, të cilët kanë publikuar 15. “Faleminderit për të gjithë ata që e mbështetën albumin, të gjithë ata që e blenë atë, e transmetuan, e shkarkojnë dhe e rishikuan”, theksoi William.https://ata.gov.al/2022/09/16/robbie-williams-behet-artisti-solo-me-me-shume-albume-ne-britane-e-madhe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments