Në pavijonin e Lashtësisë të Muzeut Historik Kombëtar, artistë italianë nga “Teatro Koreja”, një kompani teatrore, e themeluar në qytetin e Leces, më 1985 interpretuan shfaqjen “Për dashurinë e parë”. Kjo veprimtari artistike u realizua me bashkëpunimin e ambasadës së Italisë dhe Institutit Italian të Kulturës, si pjesë e projektit “Site Specific”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, si dhe nga fondet kombëtare të Greqisë dhe Italisë. Shfaqja ishte konceptuar si një udhëtim në kohë drejt tragjedive dhe miteve të lashtësisë, por që ende janë aktuale dhe shërbejnë si burim jete dhe nxitje për një vizion të ri të bashkëkohësisë. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Brucci. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksoi se projekti i “Site Specific” është krijuar posaçërisht për t’i jetuar ato hapësira jokonvencionale përmes teatrit, duke u frymëzuar lirisht nga “Eroidet”, përmbledhje letrash poetike, tejet moderne dhe origjinale nga poeti latin, Ovidi, midis viteve 25 dhe 16 para Krishtit.https://ata.gov.al/2022/09/15/teatri-koreja-shfaqje-ne-muzeun-historik-kombetar/
Teatri Koreja, shfaqje
RELATED ARTICLES