Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART"Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur"

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me skenar e regji të Gentian Koçit, do të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights, në Estoni, duke qenë pjesë e garës zyrtare për çmimin “Filmi Artistik më i Mirë”. Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë, për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të OSCARS. Filmi i Gentian Koçit, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB Film Productions”, është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe bashkia e Tiranës. Festivali “Tallinn Black Nights” është festival ndërkombëtar i kategorisë A, e njëjta kategori me Berlinin, Venecian dhe Kanën. Edicioni i 26-të i këtij festivali do të zhvillohet nga data 11 deri në 27 nëntor.https://ata.gov.al/2022/09/15/filmi-i-gentian-kocit-gati-per-premieren-boterore-ne-estoni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments