Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTGjobat vazhdojnë

Gjobat vazhdojnë

Historia vazhdon, Partizani dhe Teuta janë gjobitur me nga 50 mijë lekë për mosrespektim të rregullores, për mosvendosjen e stemës së “Abissnet Superiore” në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Goditje të rëndë ka marrë skuadra e Skënderbeut, me trajnerin Migen Memelli të dënuar me 8 javë pezullim nga aktiviteti për sjellje josportive. Gjithashtu, është pezulluar me 10 ndeshje për sjellje josportive edhe zyrtari i skuadrës korçare, Gentjan Liçi. VENDIMET E PLOTA KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.https://sport.rtsh.al/artikull/partizani-dhe-teuta-gjobat-vazhdojne

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments