Milani nuk gabon në Champions League dhe komandon grupin. Pas barazimit me Salzburgun, në ndeshjen e dytë në Grupit E, skuadra e Piolit mundi 3-1 Dinamon e Zagrebit dhe me 4 pikë ngjitet në krye të renditjes. Në San Siro në pjesën e parë kuqezinjtë bënë ndeshjen dhe pas disa gabimeve zhbllokuan ndeshjen me një penallti të Giroud (45′). Në pjesën e dytë Saelemaekers (47′) dyfishoi. Orsic (56′) tenton të rihapë ndeshjen pas një magjie të Petkovic, por Pobega (77′) e vendos rezultatin në kasafortë me një të djathtë nën traversë. Në sfidën tjetër, atë të luajtur në Municipal Stadium(Legia Warszawa), Shakhtar ka barazuar 1-1 me Celtic, ndeshja e dytë në Grupin F ku bëjnë pjesë dhe Real Madrid e Leipzig. Sfida është zhbllokuar në minutën e 10-të nga një autogol i Bondarenko, mesfushori i Shakhtar. Ndërkohë që në minutën e 29-të është Mudryk që ka vendosur barazpeshën, 1-1. Shakhtar ngjitet kështu në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Celtic ka 1 pikë.https://sport.rtsh.al/artikull/milani-nuk-gabon-shakhtar-barazon-me-celtic
Shakhtar barazon me Celtic
RELATED ARTICLES