Në kuadër të javës së kulturës suedeze, në Galerinë FAB, mbrëmjen e djeshme është çelur ekspozita e artistëve suedeze “Can you hear me?”. Ekspozita e kuruar nga Mats Jansson e Nääs Konsthantverk, vjen si një lloj thirrje, zëri. “Zërat e përditshëm të gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve janë ndaluar në të gjithë botën. Zërat e atyre që ngrihen për demokracinë, lirinë, diversitetin, barazinë, mjedisin, të drejtën për të dashuruar personin që do dhe të drejtën për arsimim. Zërat e atyre që duan ta bëjnë botën një vend më të mirë. Të vetëm, këta zëra mund të dëgjohen në qytete dhe gjatë natës. A më dëgjoni?”, kjo është thirrja e kësaj ekspozite të artit bashkëkohor, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 tetor. Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishte e pranishme ambasadorja e Suedisë, në Tiranë, Elsa Hastad, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, artistë suedezë e vendas, si dhe artdashës. Artistët e ekspozitës sot do të ofrojnë një workshop në mjediset e Galerisë FAB. Ndërsa më pas, mbrëmja do të vazhdojë nën tingujt e muzikës së grupit të famshëm suedez ABBA. Koncerti do të zhvillohet në sheshin Italia, ku do të performojë banda suedeze “Vision”, në nder të grupit legjendar ABBA, njëri prej anëtarëve të të cilit ka dërguar një mesazh special për Tiranën.https://ata.gov.al/2022/09/15/arti-suedez-ne-galerine-fab/
Arti suedez
RELATED ARTICLES