Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKreditimi në euro u rrit me 40%

Kreditimi në euro u rrit me 40%

Kreditimi i ekonomisë në monedhën euro ka shënuar rritje në 7-mujorin e këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë kësaj periudhe sektori bankar disbursoi 661 milionë euro kredi të re në monedhën europiane, duke regjistruar kështu vlerën më të lartë të kredisë së re në euro në të paktën 5 vitet e fundit. Krahasuar me një vit më parë, kredia e re në euro u rrit me rreth 40%, duke vijuar të shfaqë ritme të larta të rritjes për të dytin vit radhazi. BSH-ja vëren se kredia në euro po luan një rol dominues në rritjen e huasë për ekonominë. Sipas BSH-së, në dy vitet e fundit, edhe depozitat në euro po rriten me ritme më të larta se ato në lekë. Kjo ka rritur fondet e lira në euro për sektorin bankar, duke krijuar më shumë ofertë për kredi në monedhën europiane.https://ata.gov.al/2022/09/14/kreditimi-ne-euro-u-rrit-me-40/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments