Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se qeveria do të vazhdojë të jetë edhe në këtë mandat e papajtueshme me veprimtaritë e paligjshme në fushën e territorit. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministri Peleshi iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi aktin normativ për ndërtimet pa leje. Peleshi tha se “që nga vitit 2013, qeveria nuk e ka hequr asnjëherë ‘këmbën nga gazi’, për të hyrë në një kapitull të ri të territorit, të raporteve të komunitetit, shoqërisë, shtetit, institucioneve me territorin”. “Ju e mbani mend mirë se sa mijëra ndërtime pa leje janë prishur sapo ne kemi filluar punën. Shumë të kritikuar kemi qenë në atë kohë edhe për agresivitetin, siç e quante opozita, ndaj këtyre zhvillimeve. Ne ndahemi në qasje me opozitën, e cila kur ka qenë në pushtet për 8 vite jo vetëm nuk ka përdorur forcën e ligjit, por i ka nxitur duke i konsideruar energji të qytetërimit. Kjo na e ka bërë më të vështirë, sepse kemi trashëguar qindra-mijëra ndërtime pa leje. Ju siguroj se e njëjta temperaturë diskutimi është edhe sot në çdo mbledhje qeverie”, tha ai. Peleshi shtoi se nuk ka kompromis as në qendër të Tiranës dhe as në çdo qytet të Shqipërisë për ndërtimet pa leje. “Shpeshherë na kritikojnë pse jemi kaq jotolerantë edhe për ndërtime pa leje në zona periferike, dhe jo më pastaj në zona qytetesh”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/09/14/peleshi-asnje-tolerance-per-ndertimet-pa-leje/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on