Tirana International Film Festival (TIFF) do të nisë me “Ennio”, një film dokumentar i regjisorit Giuseppe Tornatore, kushtuar Ennio Morricones, kompozitorit legjendar të kinematografisë botërore. “Ennio” është portreti i plotë i kompozitorit më të dashur e më prodhimtar, të shekullit të 20-të, i vlerësuar gjithashtu edhe nga kritika e fitues i dy çmimeve Oscar. Ennio Morricone vjen në 156 minuta, me kompleksitetin e tij, si autori i mbi 500 kolonave zanore, të paharrueshme. Dokumentari i prezantuar në 2021, vjen në TIFF si një premierë kombëtare dhe rrëfen përmes një interviste të gjatë të Tornatores me Maestron, dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve, si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone e Quentin Tarantino. Tornatore ka sjellë skena fiction por edhe imazhe arkivore. Dokumentari “Ennio” është gjithashtu një hetim që synon të zbulojë atë që dihet pak për Morricone. Ashtu si pasioni i tij për shahun, i cili ndoshta ka lidhje misterioze me muzikën e tij. Por edhe origjina e vërtetë e disa prej intuitave të tij muzikore, siç ndodh për klithmën e kojotës, që sugjeron temën e “The good, the ugly, the bad” apo ajo e përplasjes ritmike të duarve në disa kanaçe nga protestues në rrugët e Romës, të cilën e shfrytëzoi për të sjellë temën e bukur të “Sosenga Pereira”. Një aftësi për shpikje që konfirmohet nga dëshira e vazhdueshme për eksperimentim.https://ata.gov.al/2022/09/14/tiff-do-te-cele-siparin-me-filmin-dokumentar-per-ennio-morriconen/
TIFF për Ennio Morricone-n
RELATED ARTICLES