Më 14 shtator 1949, u nda nga jeta Pandeli Evangjeli, kryeministër, politikan dhe një nga veprimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare në diasporën shqiptare të Rumanisë. Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë, si edhe një nga mbështetësit e mëdhenj të Ismail Qemalit. Pas Kongresit të Lushnjës dhe me zgjedhjet e para të mbajtura, zgjidhet deputet i Këshillit Kombëtar. Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Dy herë kryeministër nga tetor 1921 deri më dhjetor 1921 si dhe nga 1930-1935, gjithashtu kryetar i Asamblesë Kushtetuese, kryetar i Senatit e ministër i Jashtëm. Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe të Sami Frashërit, të abetareve të ndryshme të gjuhës shqipe, si edhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare. Ai ishte i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar dhe si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për dëbimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë arsimit grek në Korçë.https://ata.gov.al/2022/09/14/perkujtohet-pandeli-evangjeli-kryeminister-dhe-veprimtar-i-rilindjes-kombetare/
Pandeli Evangjeli
RELATED ARTICLES