Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKa refuzuar një ofertë prej 242 milionë eurosh

Ka refuzuar një ofertë prej 242 milionë eurosh

Nuk ishte një verë e qetë për Cristiano Ronaldon. Objektivi i deklaruar për të lënë Manchester United, për të luajtur me çdo kusht në një klub që do t’i lejonte atij të vazhdonte të luante në Champions League, nuk u realizua: Bayern Munich, Chelsea, Atletico Madrid, Napoli, Sporting Lisbonës, madje edhe Inter.. Çdo klub ka refuzuar me dashamirësi ofertën e super agjentit Jorge Mendes. Dhe, gati dy javë pas mbylljes së merkatos së transfertave, CNN portugez ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, gjithmonë me të njëjtin protagonist: CR7. Sipas asaj që mësohet, sulmuesi portugez ka refuzuar një ofertë dyvjeçare prej 242 milionë eurosh, e ardhur nga Arabia Saudite dhe më saktë nga Al-Hilal i Riadit. Një propozim që do ta kishte bërë ish-juventinin të fitonte më shumë se 2 milionë në javë. Presidenti i Ligës Saudite, Yasser Al-Misehal i kishte thënë The Athletic dëshirën e tij për të pasur një kampion si Cristiano Ronaldo në ligën e Lindjes së Mesme. Një negociatë që mund të rikthehet në dimrin e ardhshëm. Për momentin, CR7 nuk do të mendonte asgjë tjetër veç Botërorit nëntor-dhjetor, i pesti në karrierën e tij.https://sport.rtsh.al/artikull/cristiano-ronaldo-ka-refuzuar-nje-oferte-prej-242-milione-eurosh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments